MENU
klinika

Reagimi i aktorit pas propozimit

Ribashkim për çiftin më të përfolur të Hollywood-it?

12.04.2019 - 13:16

Kanë kaluar dy vite e gjysmë që Angelina Jolie ka paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt.

Ndërsa ish-çifti përpiqet që të rigjejë një marrëveshje ligjore në lidhje me divorcin, gazeta britanike “The Sun”, ka deklaruar se Jolie i janë rikthyer ndjenjat për ishbashkshortin dhe dëshiron të ringjallë martesën.

Duke cituar një burim ekskluziv “The Sun”, shkruan se Angelina ia ka bërë të qartë Bradit se ajo dëshiron që të ribashkohen.

“Aktorja po përpiqet që t’ia bëjë shumë të vështirë procesin e divorcit, me shpresën e rikthimit, por Pitt nuk e dëshiron këtë gjë sërish.

Ai do që të ketë një marrëdhënie miqësore me Jolie për hir të fëmijëve”, shkruhet në raportin e The Sun.

Nuk dihen si do marrë lidhja e tyre, por padyshim që ata ishin një nga çiftet më të famshëm dhe të pëlqyer në Hollywood.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN