MENU
klinika

I dëgjoni këngët sërish

Rikthehen këngët e Mozzik/ Flet ish-menaxheri

19.04.2019 - 15:39

“OnRecords” ka rikthyer hitet e dy vëllezërve që i hoqi pas debateve që çuan në largimin e tyre nga shtëpia diskografike.

Këngë si: “Tony Montana”, “Kokaina”, “Me hile” “Dhezu” dhe të tjera , tani mund të gjenden në YouTube.

Si është e mundur?

Menaxheri i shtëpisë diskografike Met Elshani shprehet se, këngët janë rikthyer në YouTube përkohësisht.

Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i heqnim një nga një i kemi publikuar sërish.

Në këtë mënyrë i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë hedhur në kanalet e tyre ilegalisht”- tha ai.