MENU
klinika

ARRSH nis punimet

Riparohet muri mbajtës në qafën e Llogorasë

29.04.2019 - 14:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar riparimin e murit mbajtës të rrugës ndërmjet ish pikës ushtarake dhe fshatit Palasë, pas Qafës së Llogorasë.

Në prag të fillimit të sezonit të ri turistik dhe duke qenë se kjo fundjavë ka shënuar edhe fluksin e parë të madh të pushuesve drejt Jugut të Shqipërisë, ka qenë e domosdoshme ndërhyrja në këtë aks rrugor.

Ky mur i dëmtuar para riparimit rrezikonte shembje të dherave me pasojë bllokim dhe dëmtim të shtresave asfaltike, sikurse dhe rrezik të kalimit të makinave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet punës së përditshme të mirëmbajtjes në të gjithë Shqipërinë ka për detyrë të paraprijë fluksin e drejtuesve duke u përpjekur t’i garantojë qytetarëve rrugë të sigurta dhe cilësore.