Ditën e djeshme Rita Ora mbërriti në Prishtinë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në vendlindjen e saj jo për një koncert dhe as për ushime por për një mision të veçantë këtë herë.
Ajo ka bashkëpunuar me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) në kuadër të një misioni bamirësie.
Këngëtarja 28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në Prishtinë. Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovën.
Mirëpo, Rita nuk ka ardhur vetëm në Prishtinë. Ajo shoqërohet nga babai i saj Besnik Ora.
Ky i fundit ka pubklikuar një foto nga sheshi ‘Skënderebej’ në kryeqytetin e Kosovës.