MENU
klinika

Foto

Ronaldo nuk ndalet as jashtë fushës/ Blen ‘bishën’ e radhës!

30.04.2019 - 21:38

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite në fushën e blertë, ku pavarësisht moshës performanca e tij është e mahnitshme.

Të shtunën në mbrëmje, portugezi me golin ndaj Interit, kapi shifrën e 600 golave me të gjitha skuadrat ku ka luajtur.

Por Cr7 di të bëjë diferencën edhe jashtë fushe. Ylli i Juventusit njihet për pasionin e tij të madh ndaj makinave dhe kjo reflektohet në parkingun e shtëpisë ku rreshtohen disa nga veturat më luksoze.

Sipas “Marca”, sulmuesi nuk ka ndërmend të ndalet së zgjeruari ‘koleksionin’ e tij.

E përditshhmja spanjolle raporton se Ronaldo ka porositur një Bugatti jashtë serie me vlerë 11 milionë euro.

Modeli për të cilin bëhet fjalë është unik dhe quhet “Voiture Noire”.

Pas titullit të fituar me Bardhezinjtë, CR7 duket se i ka bërë një dhuratë më se të merituar vetes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Grushtoi' tifozin pas ndeshjes

Dënimi që rrezikon Neymar