MENU
klinika

Moto GP

Rossi-Marquez bashkë? Ja përgjigja e spanjollit

05.04.2019 - 14:41

Në garën e fundit, në Argjentinë, Marc Marquez dhe Valentino Rossi, që zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, kanë shtrënguar duart pas 4 vitesh.

Paqja e arritur mes dy kampionëve të Moto GP ka bërë që spanjolli të ulë tonet me italianin. Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”, piloti Marc Marquez ka folur për marrëdhënien Rossin.

Pyetja provokuese ishte “A do të ndaje një ditë të njëjtin motor me Rossin?” Edhe përgjigjja e spanjollit ishte ironike: “Nëse vazhdon të pilotojë deri në moshën 50 vjeç, një ditë mund të garojmë për një njëjtin motor”.

Pavarësisht kësaj, Marquez e vlerëson atë që Rossi po bën në pistë. “Është 40 vjeç, garon dhe duelon për fitore. Është jashtëzakonisht i motivuar dhe e habitshme mënyra se si përballon çdo garë.

valenti rossi e Marc Marquez
valenti rossi e Marc Marquez

Në pistë mes, nesh, ka gjithnjë rivalitet, e rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin pas garës”, – u shpreh Marquez, që me Rossin nuk ka pasur marrëdhënie të mira.

Duke folur për sezonin që sapo ka nisur në Moto GP, piloti spanjoll i Honda zbulon se cilët janë 2 rivalët e tij kryesorë.

Rossin e vendos mes rivalëve edhe pse shoh disi më mirë Dovizioson. Mendoj se këtë vit do të duelojmë të 3 për titull, ashtu si edhe vjet. Lorenzo? Ende nuk është ambientuar me motorin Honda, edhe pse është shumë i talentuar”, – u shpreh Marc Marquez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN