MENU

Raporti

Rrezatimi nga antenat/AKEP: Është brenda kufijve të lejuar

16.04.2019 - 17:19

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare publikon rezultatet e monitorimeve periodike për nivelin e rrezatimit nga antenat e telefonisë celulare. Sipas matjeve të kryera në muajt shkurt dhe mars,nga AKEP, rrezatimi nga antenat e telefonisë celulare është poshtë kufijve ligjorë të përcaktuar dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve.

Matjet janë kryer në Fier, Lushnjë, Elbasan dhe Kavajë, kryesisht pranë pikave të ndjeshme, si shkolla, spitale apo institucione.

Çështja e rrezatimit të pajisjeve celulare si një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve është ende objekt debatesh në komunitetin mjekësor dhe shkencor. Nga raportet e monitorimit të AKEP, nuk rezulton të jenë kryer matje në ndërtesat ku janë vendosur kullat e antenave, që do të masnin ekspozimin e njerëzve që jetojnë në këto pallate apo pranë tyre.

shqiptaret ne celular

Megjithatë, nga përvoja botërore, vlerësohet se rrezatimi i antenave për njerëzit që jetojnë poshtë tyre nuk i tejkalon kufijtë e lejuar. Kjo ndodh sepse rrezatimi i antenave përhapet në drejtim horizontal, për të komunikuar me kullat e tjera të vendosura në lartës.

Të paktën për pikat e ndjeshme, nga matjet konstatohet se nivelet e rrezatimit të emetuara nga antenat e telefonisë celulare janë shumë më poshtë atyre të përcaktuara nga nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo Jonizues.

Për Republikën e Shqipërisë, nivelet e referencës së ekspozimit janë përcaktuar me një rregullore të Këshillit të Ministrave, të vitit 2012.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ofertat deri në 3 dhjetor

AKEP shtyn tenderin për brezin 800 Mhz

Por vetëm një pjesë janë mbyllur

AKEP urdhëron bllokimin e adresave të basteve