MENU
klinika

Mblidhet grupi parlamentar

Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi themelojnë partinë e re

20.04.2019 - 14:03

Krijohet një tjetër parti e djathtë. Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë themeluesit e partisë së fundit politike që do të regjistrohet në fillim të javës së ardhshme dhe do të mbajë emrin Bindja Demokratike.

Deputetja Hajdari ka mbledhur grupin parlamentar të krijuar nga deputetët e rinj dhe është diskutuar mbi regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Pikërisht në këtë mbledhje u vendos edhe krijimi i Partisë Bindja Demokratike. Partia do të regjistrohet të martën në KQZ dhe Gjykatë.

Një ditë më parë vajza e një prej themeluesve të Partisë Demokratike, paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, e madhe u hap dhe një debat se në siglën e kujt partie.