MENU
klinika

Pas sanksioneve për ministrin

Rusia: SHBA provokon me qëllim tensione në Venezuelë

27.04.2019 - 09:59

Shtetet e Bashkuara sanksionuan dy individë të lidhur me regjimin e Nicolas Maduro, duke përfshirë edhe ministrin e tij të jashtëm, të premten, në përpjekjet e fundit të administratës Trump për të detyruar udhëheqësin venezuelian të largohej.

Sipas sanksioneve të reja, SHBA-ja do të bllokojë asetet e ministrit Arreaza dhe shtetasit amerikanë ndalohen që të bëjnë ndonjë marrëveshje me këtë diplomat të Venezuelës.

Në listën e sanksioneve amerikane më 26 prill është futur edhe gjyqtari Carol Padilla, i cili është shprehur kundër liderit opozitar, Guaido.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq teksa regjimi i paligjshëm i Maduros lejon popullin të vdes urie, ua heq të drejtën e pasurisë, humanitetit dhe të drejtën për demokraci”, tha më 26 prill, Sekretari amerikan i Thesairt, Steven Mnuchin.

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuar për “politika të shantazhit”, pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Jashtëm të Venezuelës, Jorge Arreaza, si pjesë e përpjekjeve për të detyruar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro që të largohet nga pushteti.

“Ne nxisim Shtetet e Bashkuara që të respektojnë ligjin ndërkombëtar, t’i japin fund politikës së shantazhit dhe të ndalojnë provokimin e tensioneve në Venezuelë”, thuhet në një njoftim të lëshuar më 26 prill nga Ministria e Jashtme ruse.

Aty po ashtu thuhet se “Uashingtoni vazhdimisht ka refuzuar negociatat si mundësi për të zgjidhur problemin”.

Uashingtoni dhe Moska kohëve të fundit janë duke ashpërsuar retorikën sa i përket çështjes së Venezuelës.

Rusia së bashku me Iranin, Kinën dhe Kubën janë në mesin e vende që mbështesin socialistin Maduro, ndërkaq, Uashingtoni dhe mbi 50 shtete të tjera, po mbështesin presidentin e vetëshpallur, Juan Guaido.P

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN