MENU
klinika

Ryshfet në kolaudimin e makinave

Tre të ndaluar, mes tyre zyrtari në Laç

17.04.2019 - 09:22

Tre persona janë ndaluar nga policia, pasi janë zbuluar parregullsi dhe ryshfet në kolaudimin e automjeteve në Laç.

Sipas njoftimit të policisë, tre persona janë ndaluar, dy prej të cilëve janë në arrest shtëpie dhe një tjetër në arrest me burg.

Ndërkohë policia njofton se dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Inspektori i Kontrollit Teknik tek SGS Laç.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.

Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin ” Kolaudimi” ku janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve:

makina-konica.al
makina-konica.al

– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre:

– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin datë 16.04.2019, ndaj këtyre shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese