MENU
klinika

Deklarata

Samiti i Berlinit/ Thaçi i prerë: S’ka dialog pa SHBA!

29.04.2019 - 13:19

Disa orë para fillimit të Samitit të Berlinit, thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë me një deklaratë të fortë.

Thaçi thekson se nuk mund të ketë dialog apo negociata pa praninën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa ndodhej krah kryeministrit Haradinaj, Thaçi deklaroi:

“Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”.

thaci haradinaj
thaci haradinaj

Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit.

“Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona.

Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordësuar as nuk kemi folur, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona“, tha Haradinaj.