MENU
klinika

Bashkëpunimi dhe pajtimi rajonal

Samiti i Berlinit/ Thaçi zbulon bisedimet

29.04.2019 - 21:23

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë të tjera detaje nga Samiti i Berlinit i mbajtur sot në Gjermani.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Thaçi shkruan se situata e keqe në të cilën ndodhet vendi nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte.

Ndër të tjera, Thaçi shprehet se është e padrejtë që Kosova të mbetet vendi më i izoluar në Europë, në një kohë që populli i saj është më proevropiani në rajon.

Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!”-shkruan Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN