MENU
klinika

Dy modele kryesore

Samsung nuk ndalet, së shpejti mbërrin “Note 10”

14.04.2019 - 10:50

Spekulimet e shumta të Galaxy Note 10 kanë vënë në dukje se Samsung nuk mendon të ndalet këtë vit edhe pse modelet mund të mos jenë aq të ndryshme nga sa mendohej më parë.

Sipas raportit të fundit të SamMobile, linja Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy variante kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Gjithashtu, duket se do të ketë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976, megjithëse është e paqartë se sa ndryshe do të jenë ato nga dy modelet kryesore.

SM spekulon se dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura.

Samsung zakonisht organizon një mbrëmje për lançimit e “Note” përpara konferencës teknologjike IFA në Berlin.