MENU

Donacioni

Serbia dhuron 1 milionë euro për restaurimin e Notre Dame

23.04.2019 - 09:59

Serbia do dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

“Donacioni, i barabartë me 1.1 milion dollarë, konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez,”-tha qeveria serbe në një deklaratë.

Beogradi shpreson se “ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Qindra miliona euro janë dhënë nga e gjithë bota për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales, që kur u përfshi nga flakët të hënën e kaluar.

Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi një afat kohor prej pesë vjetësh për rindërtimin e katedrales, që zgjati rreth 200 vjet për tu ndërtuar.