MENU

Shërbimi taksi në Tiranë

Nisin hetimet për abuzime me çmimet

28.04.2019 - 13:38

Autoriteti i Konkurencës ka vendosur të hapë procedurën e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të transportit rrugor të udhëtarëve me taksi(4+1 vende) në qytetin e Tiranës”.

Vendimi është marrë pasi gjatë dy viteve të fundit, pranë Autoritetit të Konkurrencës, janë paraqitur disa ankesa dhe kërkesa të cilat konsistojnë në sjelljen e operatorëve të shërbimit taksi në qytetin e Tiranës, lidhur me caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin e transportit të udhëtareve me taksi në qytetin e Tiranës.

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i ankesave dhe kërkesave të paraqitura, si dhe informacionit të depozituar lidhur me to, rezulton se, pavarësisht se taksistët janë të lirë që të kalibrojnë taksimetrat e tyre me tarifa poshtë vlerës maksimale (tavan) të miratuar, duke zgjedhur tarifa më të ulëta, pothuajse të gjitha ndërmarrjet që operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve me taksi (4+1 vende) në qytetin e Tiranës, zbatojnë tarifën fillestare tavan prej 250 lekë për 1.5 km e para.

autoriteti i Konkurences

Për sa më sipër, nisur nga problematikat e ngritura në mënyrë të vazhdueshme në tregun e shërbimit taksi, sjellja endërmarrjeve që operojnë në tregun e transportit rrugor të udhëtarëve me taksi (4+1 vende) në qytetin e Tiranës, mund të shfaqë, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4, pika 1 dhe nenit 9 të ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, të ndryshuar”-thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës

makina-konica.al
makina-konica.al

Vendimi

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, pika 1, nenin 9, nenin 24 shkronja (d), dhe nenin 42, pika 1, të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, indryshuar, vendosi:

I.Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në “Tregun e shërbimit tëtransportitrrugor tëudhëtarëve me taksi (4+1 vende) nëqytetin e Tiranës”, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

II.Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 Janari 2018 deri në 31.03.2019.