Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij modele, Hana Cross janë fotografuar dike pasur një zënkë tepër të acaruar me njëri-tjetrin gjatë një udhëtimi me vëllezërit Romeo dhe Cruz në Los Anxhelos.
Gjatë bisedës Romeo, 16 vjeç, shihej teksa përpiqej që të ngushëllonte Hana-n, pasi i kishte hedhur duart në krahë në një përpjekje për të zbutur situatën.
Duket se mosmarrëveshja e tyre zgjati deri në mbrëmje, pasi pas darkës në Madeo në Beverly Hills, Brooklyn, 20 vjeç, ishte në gjendje të keqe emocionale.
Brooklyn dhe Hana janë lidhur që nga nëntori i vitit të kaluar, ku u panë duke shijuar një takim romantik në Hyde Park Winter Wonderland në Londër.
Këto ditë ata kanë ndërmarrë një udhëtim bashkë me dy vëllezërit e Brooklyn, Romeo dhe Cruz në festivalin Coachella.