MENU
klinika

Shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi?

Hahn: Mund të diskutohet nëse duan!

15.04.2019 - 11:59

Teksa ndodhej në Washington javën e kaluar, komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë.

Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian“, është shprehur komisioneri Hahn.