10.04.2019 - 12:28
Në lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas, ka ardhur edhe reagimi i Shoqatës së Bankave.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli tha se ngjarja është e rëndë, ndërsa shtoi se siguria në aeroport lë për të dëshiruar.
“Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Identifikohet viktima
Grabitja Rinas/ Konfirmon gruaja: Trupi në morg është i Admir Muratajt
Deklarata e zëdhënëses