MENU
klinika

Grabitja Rinas

Shoqata e Bankave: Faji është i aeroportit!

10.04.2019 - 12:28

Në lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas, ka ardhur edhe reagimi i Shoqatës së Bankave.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli tha se ngjarja është e rëndë, ndërsa shtoi se siguria në aeroport lë për të dëshiruar.

“Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli.