Sipas të dhënave të një anketet të realizuar nga INSTAT vitin e kaluar, familja ideale për një të rritur shqiptar është të ketë më shumë se dy fëmijë.
Por ajo çfarë vihet re është fakti se në Shqipëri hendeku mes dëshirës dhe realitetit është më i lartë.
Kjo vjen për shkak të normës së fertilitetit.
Në 2017 norma mesatare e fertilitett ishte 1.48 fëmijë për grua nga 1.54 që ishte një vit më parë.
Të dhënat e anketës:
-94% e grave të martuara me 4 ose më shumë fëmijë nuk duan të lindin më ose janë sterilizuar
-Gratë që kanë dy fëmijë, tre nga katër prej tyre duan të kufizojnë lidnjen e fëmijës, ndërsa 1 në 4 dëshiron të lindë sërish
Çfarë tregon hendeku ndërmjet dëshirës për të lindur fëmijë dhe lindjeve aktuale në Shqipëri?
-Ky hendek tregon se mundësia për të rritur fëmijë kushtëzohet nga faktorë ekonomikë dhe socialë.
-Arsyet ekonomike hyjnë tek arsyet se pse familjet shqiptare kanë fëmijë më pak se sa duan të kenë
-Lindjet reale janë më afër planifikimeve sesa dëshirës së tyre
Numri i lindjeve në Shqipëri:
-Ky numër po bie me shpejtësi të lartë nga viti në vit
-Vitin e kaluar lindën gjithsej 28,934 bebe, me një rënie 6.3 për qind në raport me një vit më parë.
-Në Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018, teksa numri i tyre ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë edhe Tiranën.
-Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose -1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%.
-Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16%, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31%.
-Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti. Kjo për shkak se Kukësi është qarku më i varfër në vend dhe është përballur me një migracion te brendshëm dhe emigracion për gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.
Kjo ulje drastike dhe në vijmësi e numrit të lindjeve ka dëmtuar edhe shtesën natyrore të popullsisë.