MENU
klinika

Raporti i BB

Shqiptarët më dembelët në Evropë?

03.04.2019 - 14:35

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Banka Botërore, të dala nga Raporti Ekonomik për Rajonin e Ballkanit Perëndimor ësht vënë re se në Shqipëri dhe në Ballkan një punonjës në moshën (15-65 vjeç) harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij.

Nisur nga këto të dhëna, raporti del në përfundimin se njerëzit në moshë pune në Ballkan preferojnë më së shumti të vegjetojnë, sesa të përfshihen në tregun e punës.

Ndërkohë nga të dhënat e raportit, ky tregues në vende të tjera është më i ulët.

Si është ky tregues në Kosovë?

-Në Kosovë, papunësia raportohet në rënie. Kjo për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë dhe as nuk raportohen si të papunë.

Mungesat në tregjet e punës në Ballkan:

-Në Serbi dhe Kosovë ka mungesa në sektorin e IT
-Në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dh Maqedoni e Veriut ka mungesa mjekësh

Cili është faktori që ka shkaktuar mungesa të fuqisë punëtore?

-Faktori që ka shkaktuar mungesa të fuqisë punëtore është emigrimi i vazhdueshëm i njerëzve me arsim të lartë.

Ekspertët e Bankës Botërore kanë bërë thirrje që shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të përgatiten më mirë për shfrytëzimin e mundësive të reja që vijnë nga ndryshimet e shpejta në teknologji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin