Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, pasi ky i fundit ka ofenduar publikisht shqiptarët, duke i qujtur terroristë dhe gjakpirës. Po sipas Teodosijeviç edhe Masakra e Reçakut mbi shqiptarët është një trillim.
Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë,ka thënë Haradinaj në një status në Facebook, ku edhe ka njoftuar vendimin e marrë.
Në statusin e tij ai shkruan:
“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë“.