MENU
klinika

"Shqiptarët terroristë"

Haradinaj shkarkon ministrin

09.04.2019 - 13:58

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Administratës Publike, Ivan Teodosijeviç, pasi ky i fundit ka ofenduar publikisht shqiptarët, duke i qujtur terroristë dhe gjakpirës. Po sipas Teodosijeviç edhe Masakra e Reçakut mbi shqiptarët është një trillim.

Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë,ka thënë Haradinaj në një status në Facebook, ku edhe ka njoftuar  vendimin e marrë.

Në statusin e tij ai shkruan: 

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë“.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

‘Pa viza, s’ka dialog’

Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!