MENU
klinika

VIDEO

Shqiptari në Ukrainë me mesazh të fortë: Gjaku ujë s’bëhet!

22.04.2019 - 09:31

Të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe traditën.

Aleksandër Dermentli është një shqiptar nga fshati Karakurt i Ukrainës, i cili i ulur përballë një flamuri kuq e zi flet gjuhën shqipe e përshëndet në shqip.

“Përshëndetje vëllezër dhe motra”, shprehet ai.

Ai shprehet me krenari dhe thotë se në Ukrainë jetojnë rreth 5 mijë shqiptarë, të cilët u larguan kohë më parë nga Korça.

“Nuk i kemi harruar gjuhën, kulturën, traditën. Na jemi nga një gjak, e gjaku ujë nuk bëhet” ka shtuar ai.