MENU
klinika

Nga The Economist

Si ‘Jelekverdhët’ e ndryshuan Macronin…

27.04.2019 - 10:48

Vetëm në Francë ndoshta, reagimi ndaj një rebelimi social ka qenë një bisedë kombëtare tre mujore. Në Pallatin Elysee në 25 prill, Emmanuel Macron më në fund paraqiti përfundimet nga “debati i tij i madh kombëtar”, i cili ishte një turne në qytete, biseda me njerëz të zakonshëm.

Plani i tij fillestar për të njoftuar masat javën e kaluar u shty kur katedralja e Notre Dame në Paris u dogj. Gjithsesi planet e Macronit janë fokusuar në bërjen e Francës më miqësore ndaj biznesit, si dhe në investimin në arsim dhe trajnim për të përmirësuar mundësitë dhe aftësitë. Për këtë qëllim, presidenti përjashtoi rikthimin e taksës së pasurisë, një kërkesë qendrore e protestuesve.

Macron ka shpenzuar gjithsej mbi 92 orë duke dëgjuar ankesat franceze në një seri debatesh publike në të gjithë vendin. “Kjo periudhë më ka ndryshuar,” tha ai, duke vënë në dukje një ndjenjë të padrejtësisë, braktisjes dhe mungesës së respektit dhe dyshimit për elitat. Politika duhej të ishte më “njerëzore”.

Të ballafaquar me një protestë që filloi si një rebelim taksash, Macron u zotua për të bërë 5 miliardë dollarë shkurtime të taksave.

Ndoshta më spektakolarja dhe kundërshtuesja ishte që Macron premtoi të heqë Ecole Nationale d’Administration (ENA). Paradoksalisht, ky kolegj i trajnimit të shërbimit civil u krijua pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të zbatojë përzgjedhjen meritokratike të zyrtarëve të lartë francezë.

Në deklaratat e Macron kishte surpriza në zhvendosjen e tonit presidencial. Shpesh i kritikuar për stilin e tij të lartë të qeverisjes dhe sjelljen arrogante, presidenti francez këtë herë arriti të kishte disi përulësi, një bisedim më pak formal, madje edhe herë komik.

Ai mund të ishte ulur nën llampat kristal, por tavolina e zbukuruar dhe mënyra monarkike nuk dukeshin gjëkundi, dhe ai ishte ulur në një karrige moderne të bardhë.

A do të mjaftonte kjo për të kënaqur Jelekverdhët dhe për të qetësuar protestat? Kjo nuk është e sigurt. Lëvizja ende është e fortë, por po venitet. Fundjavën e kaluar, 28.000 njerëz ishin në rrugë, nga 280.000 nëntorin e kaluar. Shumica e francezëve tani duan që protestat të ndalen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…

Nga New York Times

Fundi i Evropës?