Qeveria holandeze përmes një njoftimi për mediat ka mbajtur një qëndrim zyrtar për mocionin në parlament për kthim të vizave për shqiptarët.
Qeveria e shtetit holandez shprehet se parlamenti i vendit ka kërkuar pezullim të vizave.
“Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët. Për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave. Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.
Qeveria e Holandës sqaron se për momentin procedurat për viza për shtetasit shqiptarë mbetet e njëjtë.
“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.