MENU
klinika

Postimi

Skenar rus?/ Balla: Çfarë koicidence sot!

13.04.2019 - 21:28

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës sot.

Ai vijon të mos i ndahet idesë së një skenari rus në Ballkan.

Balla ka publikuar foto të protestës në Tiranë, Beograd e Mal të Zi, paralelisht, në të njëjtën orë dhe thotë se këto protesta janë të organizuara nga disa politikanë të korruptuar të cilët janë kundër reformës në drejtësi.

Postimi i plotë:

Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë, në orën 18.00, protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta qartësisht të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, të cilët po përpiqen të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla në anglisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN