MENU
klinika

Nga Deutsche Welle

Socialistët fitojnë në Spanjë, por nuk krijojnë dot qeverinë

29.04.2019 - 19:49

Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, partia e kryeministrit, Pedro Sanchez, PSOE kryeson. Por sipas prognozave as kampi i majtë dhe as ai i djathtë nuk mund të krijojnë dot qeverinë.

Partia Socialiste e Punës, PSOE e kryeministrit, Pedro Sanchez del partia më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, por nuk arrin të kapë shumicën absolute.

Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studomor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave. Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh.

As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.

kolana e librave

Partia ekstremiste Vox, futet në parlament për herë të parë me rezultatin 12%. Në këtë konstelacion rezultati, duket se rëndësi marrin partitë nacionaliste baske apo katalane, që mund ta ndihmojnë kampin e majtë me mandatet e tyre për të krijuar shumicën.

Por grindja për përpjekjet për pavarësi të rajonit katalan, bëri që kryeministri Sanchez, si kreu i një qeverie minorance të mos e kalojë dot në parlament buxhetin, hap që solli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasaportat ruse për ukrainasit

Zelensky refuzon ofertën e Putinit

SHBA tenda për emigrantët

Trump: I trajtojmë si në Disneyland