MENU
klinika

Kritikat

Soreca: Proceset integruese të përfshijnë edhe zonat rurale

01.04.2019 - 14:19

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ kërkoi që t`i kushtohet më shumë vëmendjeve zonave lokale. Ai tha se proceset integruese të Shqipërisë nuk duhet të përfshijnë vetëm qeverisjen qendrore.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, bëri thirrje që proceset integruese të Shqipërisë të mos përfshinë vetëm qeverinë qendrore por edhe atë lokale. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, diplomati tha se nevojitet ende punë për përmirësimin e shërbimeve në zonat lokale.

Ministri, Blendi Klosi, risolli në vëmendje strategjinë kombëtare të zhvillimit, ku përfshihen edhe atraksione turistike në zonat lokale.

Ai tha se Shqipëria nuk mund të ofrojë ende shërbimet që kërkojnë vizitorët e huaj.

Në takimin e Këshillit Konsultativ u prezantuan disa projektligje si ai për asistencën sociale, për përcaktimin e autoriteteve kompetente dhe procedurës që do të ndiqet për përmbushjen e detyrimeve të caktuara nga gjykata për të miturin në konflikt me ligjin si dhe projektvendimi për miratimin e rregullave për shpalljen e zonave të veçanta të ruajtjes.