MENU
klinika

Parashikimi

Sot e diela e Pashkëve, si pritet të jetë moti?

21.04.2019 - 08:06

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën, ndërkohë edhe moti pritet të jetë në favorin e tyre.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale në zonat e ulëta pritet të arrijë deri në 20 gradë celsius, ndërsa minimalja do të regjistrohet në zonat malore me 2 gradë celsius.

RESHJET

Sot (e diel dt.21) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Sot (e diel dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 /20 °C

në vendet malore: 2 / 17 °C

ERA

Sot (e diel dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.