MENU
klinika

Prej kohësh i sëmurë

Sot Hollywoodi në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

30.04.2019 - 10:30

Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton.

I njohur më mirë për filmat “Boyz n the Hood” dhe “Poetic Justice,” ai ishte prej ditësh nën kujdesin e mjekëve.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, të cilëtjanë shprehur se regjisori u dërgua i sëmurë në spital të mërkurën e kaluar dhe ishte mbajtur në kujdes intensiv nga mjekët.

Regjisori pësoi javën e kaluar një arrest kardiak, ndërsa nuk arriti të mbijetojë.

John Singleton lindi Los Anxhelos, shtroi rrugën për regjisorët afrikano-amerikan gjatë viteve 1990.

Po ashtu, në vitin 1992 ai u nominua në çmimet Oscar me filmin “Boyz N The Hood”, duke u bërë kështu regjisori i parë afrikano-amerikan që do të nominohej në Oscar.