MENU
klinika

Mbrojtësi i Liverpool

Sot më i miri në botë, por dikur Van Dijk ishte afër vdekjes!

30.04.2019 - 20:01

Virgil Van Dijk, ka rrëmbyer vëmendjen e skuadrave më të mëdha në botë me paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon.

Së fundmi, mbrojtësi holandez është zgjedhur lojtari më i mirë në Premier League, por e shkuara e tij nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

Rreth 10 vite më parë, ai ishte pjatalarës me një pagesë prej 3 eurosh për orë në një restorant në Breda.

Virgili 17-vjeçar ishte pjesë e Willem II dhe detyrohej të ndante kohën mes shkollës dhe stërvitjes.

“Ai ishte një punëtor i mirë, pastronte fort dhe e bënte punën e tij siç duhet. Ai ishte gjithmonë këtu në dy netët më të ngarkuara të javës.

Virgil po stërvitej shumë dhe përpiqej të bëhej profesionist, ishte anëtarësuar në akademinë e fqinjëve, Willem II”, u shpreh Jacques Lips, pronari i restorantit.

Pas nënshkrimit për FC Groningen, mbrojtësi shtatlartë i shpenzoi paratë për të marrë patentën.  Vështirësitë e mbrojtësit të Liverpool nuk ishin vetëm në sigurimin e të ardhurave por edhe nga gjendja shëndetësore. Kur ishte i ri, ai pati abscesi helmues në stomak.

Virgil dita ditës humbte shumë kilogram dhe frika ndaj vdekjes po shtohej edhe më shumë.

 “Nëna e tij e dërgoi në spital dhe nuk mund të priste më, pasi Virgil nuk mund të kishte qenë më në mesin tone. Ai u shtrua në spital dhe kjo e bëri shumë të dobët, ndërsa kur u rikthye në gjysmën e sezonit, kishte prapambetje të theksuara.”, u shpreh Robert Maaskant

Jo shumë kohë më parë, mbrojtësi i Liverpool ka folur edhe vetë rreth problemeve shëndetësore.

“Unë ende i kujtoj vuajtjet në shtrat. E vetmja gjë që unë mund të shihja ishin tubat që dilnin nga unë. Trupi im ishte dobët dhe nuk mund të bëja asgjë. Në një moment të tillë, skenarët më të këqij u përplasën në kokën time.

Jeta ime ishte në rrezik, mamaja ime dhe unë iu lutëm Perëndisë dhe diskutuam skenarë të mundshëm. Në një moment u desh që të nënshkruaj disa letra, ishte një lloj testamenti.

Nëse vdisja, një pjesë e parave të mia do t’i shkonin mamasë time. Natyrisht, askush nuk fliste për këtë, por duhej ta bënim”, tregoi Van Dijk.

Megjithatë, pavarësisht se jeta e sfidoi, Virgil u tregua ‘mur’ i fortë edhe me jetën, duke u shndërruar në një nga më të mirët në rolin e tij.