MENU
klinika

Derby i Italisë

Spektakël pa fitues/ Inter dhe Juve ndahen në barazim

27.04.2019 - 22:57

Derby i famshëm i Italisë ka përfunduar në barazim.

Interi e nisi më mirë ndeshjen ku në minutën e 7′ Radja Nainggolan shënoi një super gol nga jashtë zonës duke shtangur portierin Sczesny.

Pjesa e parë u dominua nga skuadra zikaltër ku nuk munguan as rastet por portieri bardhezi u tregua vendimtar me pritjet e tij.

Në të dytën Juventus ishte më konkret dhe ja arriti të barazonte rezultatin.

I përhershmi Cristiano Ronaldo pas kombinimeve me Pjanic, realizoi me një goditje potente me të majtën duke lënë në vend Samir Handanovic.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me zikaltërit që morën një pikë jo pak të vlefshme për garën në Champions.