MENU
klinika

Postimi

Spiropali ironizon opozitën: Dalja nga Parlamenti shkakton probleme serioze

04.04.2019 - 15:44

Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi pas deklaratave të ish-deputetes demokrate Albana Vokshi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Spiropali i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj.

Ndër të tjera, zëdhënësja e qeverisë shprehet se dalja nga parlamenti i ka shkaktuar probleme serioze edhe në njohuritë për institucionet shtetërore.

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”, shkruan Spiropali në Twitter.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin