MENU

Shkëlqen portieri shqiptar

Strakosha ‘sinjal’ Reja-s/ Pret penallti ndaj Udineses

17.04.2019 - 22:01

Thomas Strakosha vazhdon të shkëlqejë në Serie A.

Portieri shqiptar, i dha një shtysë të madhe ekipit kryeqytetas pasditen e sotme, teksa priti një penallti ndaj Udinezes.

Ekipi i Inzagit ishte në avantazh me shifrat 2-0, pas golave të Caicedos dhe autogolit të Sandros, por në minutën e 52-të, lojtarët e Udinese fituan një penallti.

Nga pika e bardhë, ekzekutimin e mori përsipër Rodrigo De Paul, por Strakosha u tregua mëse i saktë, dhe me reflekset e një gardiani, ia kuptoi krahun lojtarit të Udineses, duke pritur 11-metërshin.

Portieri shqiptar i lëshoi një sinjal trajnerit të sapoemëruar Edy Reja, që në ditën e tij të parë zyrtare në krye të Kombëtares.

Strakosha po zhvillon një sezon fantastik te Lazio në Serie A ndërkohë që shumë skuadra kanë shprehur interesimin për shtatlartin Kuqezi.

Golat dhe rastet e ndeshjes:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri zbulon "Shqipërinë e re"

Reja: Nuk dua të ndryshoj shumë nga De Biasi