MENU
klinika

Pagesat brenda 3-muajve

Strasburgu/ Mijëra euro për viktimat e 21-Janarit

26.04.2019 - 18:00

Strasburgu vendos që pasardhësit e viktikave të 21 janarit të vitit 2011 të marrin edhe edhe 103, 6 mijë euro.

Vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare dhe detyron qeverinë shqiptare të paguajë paratë brenda tre muajve.

Vendimi

Kërkuesit u ankuan, mbështetur në nenin 2 të Konventës, se e drejta për jetën e familjarëve ishte shkelur si pasojë e veprimeve të Gardës Kombëtare gjatë protestës së zhvilluar më 21 janar 2011. Gjithashtu, ata u ankuan se përdorimi i dhunës vdekjeprurëse nuk ishte absolutisht e nevojshme dhe se autoritetet, nuk kryen një hetim efikas për vdekjen e familjarëve të tyre.

Kërkesa iu komunikua Qeverisë më 20 nëntor 2017. Më 30 korrik 2018 dhe më 14 dhjetor 2018, Gjykata mori deklarata për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.

Deklarata parashtron si më poshtë:

“Kërkuesit ranë dakord të heqin dorë nga pretendime të tjera kundër Shqipërisë në lidhje me faktet, të cilat ngrenë këtë kërkesë kundër angazhimit të Qeverisë për t’i paguar ata:

-Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijë euro)

-Mamude Myrtaj, EUR 39,000 (tridhjetë e nëntë mijë euro)

-Ilmi Deda, EUR 15,600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind euro)

-Alma Rredhi, EUR 10,000 (dhjetë mijë euro).

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Për të mbuluar dëmet monetare dhe jo monetare si edhe kostot dhe shpenzimet, të cilat do të jenë në monedhën vendase në normën e zbatueshme në datën e pagesës, dhe do të paguhen brenda tre muajve nga data e njoftimit të vendimit të marrë nga Gjykata.

Në rast se kjo shumë nuk paguhet brenda periudhës së lartpërmendur prej tre muajsh, Qeveria merr përsipër të paguajë interes të thjeshtë ndaj saj, nga përfundimi i asaj periudhe deri në shlyerje, në një normë të barabartë me normën margjinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës përkatëse plus tre përqind. Pagesa do të përbëjë zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Në vijim, Qeveria pranon se hetimi i kryer për rrethanat e vdekjes së të afërmve të kërkuesve nuk pajtohej me nenin 2 të Konventës dhe se këto çështje nuk adresoheshin në procedimet penale të realizuara, të sipërpërmendura. Gjithashtu, Qeveria ndërmerr rihapjen e procedimeve të brendshme penale për këtë çështje, duke marrë në konsideratë përfshirjen e të afërmve të viktimave në këto procedime.”

Gjykata përqendrohet në zgjidhjen me pajtim të arritur midis palëve.

Ajo sigurohet se zgjidhja bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut, sipas parashikimit në Konventë dhe në Protokollet e saj, dhe nuk konstaton asnjë arsye për të justifikuar vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës. Për sa më sipër, është me vend që çështja të hiqet nga lista.

Për këto arsye, Gjykata, në mënyrë unanime, vendos, ta heq kërkesën nga lista e saj e çështjeve në mbështetje të nenit 39 të Konventës.

Hartuar në anglisht dhe njoftuar me shkrim më 28 mars 2019.

Hasan Bakırcı, zëvendëssekretar

Valeriu Griţco

KRYETAR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Sukseset dhe dështimet e nobelistit Kofi Annan…!

Çështjet e humbura nga Shqipëria

Dossier/ Arbitrazhet, një histori disfatash