21.04.2019 - 22:33
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, akt monstruoz, kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në #SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme.
Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan kryedemokrati.