MENU
klinika

Tragjedia e Sri Lanka

Mes 290 viktimave, 3 fëmijët e mitur të miliarderit njohur

22.04.2019 - 13:09

Tragjedia e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Sri Lanka u mori jetën të paktën 290 personave dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur, pas sulmit terrorist.

Ndër tre viktimat, ishin edhe fëmijët e mitur të miliarderit të njohur danez Anders Holch Povlsen, aksioneri më i madh i firmës së njohur të veshjeve, ASOS.

Ata ishin duke pushuar ndërkohë që asgjë nuk shkoi siç ata kishin parashikuar më herët.

 

Tre nga katër fëmijët e tij janë konfirmuar të vdekur nga Ministria e Punëve të Jashtme daneze, ndërsa ndodheshin me pushime në Sri Lanka.

Deri tani janë arrestuar 24 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin e rëndë.