MENU
klinika

Supergrabitja në Rinas

Balluku shpërthen kundër kompanisë kineze: Boll më!

11.04.2019 - 11:45

Supergrabitja në Rinas ka ndezur situatën në vend.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një deklaratë për shtyp foli mbi shkaqet dhe masat që do të merren pas ngjarjes në aeroportin e Rinasit.

Në fjalën e saj para mediave, Balluku u tregua e ashpër me kompaninë koncesionare kineze në aeroport.

Balluku tha se ata kanë shkelur kontratën dhe se të gjitha kritikat e kërkesat që janë bërë nga qeveria sipas saj kanë rënë në vesh të shurdhër.

Për shkak të vizitës zyrtare në berlin e kam patur të pamundur komunikimin ju. Masat nga korriku 2016 pas grabitjes së parë kanë rënë në vesh të shurdhur.

Masat e marra kanë qenë për të kaluar rradhën. E vetmja investim që ka kompania kineze është ajo e parkingeve. Dje u bë një deklaratë patetetike. Flamujt kinezë që valviten në hyrje të Shqipërisë, të bëjnë të mendosh sikur ke zbritur në Pekin.

Për cilin profesionalizën flet kompania kineze. Cilat kushte ka përmbushur koncesionari kinez atë të sigurisë. Kemi besuar te dialogu, tani boll limitet janë kapërcyer. Koha ka mbaruar”, u shpreh ajo me ironi, duke thënë se masat e sigurisë janë fare të papërfillshme, duke shkaktuar edhe këto ngjarje të rëndë, pikërisht në shkallët e avionit.