MENU
klinika

"Në dhomën e ndenjes..."

Grabitja në Rinas/ Çfarë u gjet gjatë kontrollit në banesën e Admir Muratajt?

19.04.2019 - 10:39

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e 10 mln eurove në Rinas. Në banesën e Admir Muratajt, në dhomën e ndenjes janë CD me filma të njohur për grabitjen e bankave. Ndërsa mes tyre ishte edhe më i famshmi “Point break”.

Kujtojmë që prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku të paktën 5 persona janë shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet janë shtrirë dhe në Kosovë, pasi ka dyshime se automjetet që u përdorën në grabitje të jenë futur nga Kosova.

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47-vjeçari është fshehur atje.

Sipas të dhënave nga policia njëri prej grabitësve dyshohet të jetë një ish-komando.

Një gjë e tillë është vërejtur nga lëvizjet e këtij të fundit, mjaft profesioniste.