MENU
klinika

Temperaturat

Surprizon sërish moti, si parashikohet dita sot

05.04.2019 - 08:38

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke kushtëzuar vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Më të dukshme mbeten në zonat veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të vijojnë deri në mesditë.

Ndërsa pasditja dhe nata do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, por herë pas here do të ketë dhe kthjellime të shkurtra.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, ndërsa mesdita do të sjellë rritje, duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga 3°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në brigjet detare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.