Pak pas takimit me zv.ndihmësin amerikan Matthew Palmer, kreu i PD-së Lulzim Basha ndan edhe detajet.
Basha shkruan në Twitter, se ka diskutuar me Palmer rreth situatës politike në vend, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, krimin, korrupsionin dhe krizën politike. Kryedemokrati, ndër të tjera shprehet se përkushtimi i përbashkët për demokraci dhe mirëqeverisje është rruga e vetme për stabilitetin e Shqipërisë në BE.
“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situatën: mungesen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Perkushtim i perbashket per demokraci, shtetin e se drejtes dhe mireqeverisjen si rruga e vetme per stabilitet dhe Shqiperine ne BE.”-shkruan Basha.