MENU
klinika

Deklarata

Takimi me Palmer/ Kryemadhi: Hallet tona do t’i zgjidhim ne

09.04.2019 - 17:31

Pas takimit rreth 70 minuta me zv.ndihmës sekretarin amerikan, Mathew Palmer, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk është e autorizuar të flasë rreth asaj që diskutoi.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se ‘hallet’ do të zgjidhen nga vetë shqiptarët.

“Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar.

Shqipëria e ka vendin në BE. Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin. Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.”, tha kryetarja e LSI.

Pas takimit me Kryemadhin, pritet që Palmer të zhvillojë një takim edhe me presidentin Ilir Meta.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin