MENU
klinika

Batutat me studentët

Takimi me studentët/ Ministres Shahini i kërkojnë llokume, reagimi i Ramës

08.04.2019 - 13:04

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ndodhen në një takim me studentë lidhur me “Paktin Kombëtar të Punës”.

Një prej studentëve, pasi mori fjalën në sallë, përfitoi nga rasti të uronte ministren për martesën.

Ministrja i dha fund beqarisë këtë të dielë, pasi kurorëzoi në martesë lidhjen me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Biseda:

Studenti: Dua ti uroj ministres të trashëgohet se nga dasma keni ardhur këtu. Llokume nuk morëm…

Rama: Llokume për çfarë?

Studenti: Për dasmën…

Rama: Përveç llokumeve ndonjë kafe pa sheqer ka këtu.

Shahini: Kur të merrni fjalën ju lutem na tregoni edhe ku keni studiuar

Rama: Që të dimë ku t’i çojmë llokumet

Shahini: Po që të dimë ku t’i çojmë llokumet (qesh). Faleminderit për urimet.