MENU
klinika

Deklarata

Takimi në Berlin/ Daçiç: S’do të jetë vendimtar për Kosovën!

21.04.2019 - 09:57

“Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin nuk do të jetë vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.

Ai foli për televizionin serb “Tv Prva”, ku tha se Gjermania këtë takim e ka organizuar pa u konsultuar me shtetet tjera pos Francës.

“Kjo është dëshmi se secili dëshiron të përfitoj në udhëheqje.

Dhe nuk e kanë ftuar SHBA-në.

Ai tubim nuk do të jetë vendimtar, se Serbia nuk do ta lejojë”, tha Daçiç për Tv Prva.

Ai më tej tha se do të vazhdojë presioni që të hiqet taksa ndaj Serbisë.