MENU
klinika

Çfarë paralajmëron?

Taksa 100%/ Vuçiç ultimatum Kosovës: Keni kohë deri në 6 maj!

17.04.2019 - 10:12

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka dalë me një paralajmërim të fortë për Kosovë.

Ai ka bërë me dije se ndaj shtetit kosovar do të ketë reciprocitet nëse nuk tërheq mbrapsht tarifën doganore.

Në një konferencë për shtyp të martën, Vuçiç përcaktoi edhe afate, duke u shprehur se nëse taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri më 6 maj, do të mbahet një seancë speciale e Komitetit Kryesor të SNS, në të cilën do të dalin me masa kundër Prishtinës.

Me 6 maj bëhen 6 muaj që kur Prishtina vendosi taksa për mallrat nga Serbia.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se heqja e taksës do të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.

Edhe presidenti Thaçi ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet pa u shënuar progres edhe në drejtime të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’