MENU
klinika

Grafiku

Taksa mbi pasurinë, 97 % të të ardhurave të bashkive

28.04.2019 - 12:19

Taksa e kalimit të të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme për individë, persona fizikë dhe juridikë përbën 97 % të të ardhurave të pushtetit vendor. Ndërsa taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura arrin në 25 % të të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore.

Me miratimin e Ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, u rishikuan dhe shtuan kategoritë e taksave të ndara ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore. Kështu, bashkitë përftojnë:

1. Rreth 97% e të ardhurave nga taksa e kalimit të të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme për individë, persona fizikë dhe juridikë ;
2. Rreth 25% të të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura;
3. Rreth 5% të të ardhurave nga renta minerare;
4. rreth 2% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale nuk rezultojnë të jenë shpërndarë për bashkitë gjatë vitit 2018. Me një llogari të thjeshtë, kjo materializohet në një mungesë të ardhurash për buxhetet vendore prej rreth 642.1 milionë lekë , të cilat do të duhet të ndaheshin ndërmjet bashkive sipas origjinës së tyre bazuar në parashikimet e ligjit të ri për pushtetin vendor.

Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e për financat vendore 2018, të publikuar nga Co Plan. Sipas raportit ecuria në kohë e të ardhurave nga taksat e ndara ka qenë e luhatshme dhe pesha e këtij zëri ndaj të ardhurave nga burimet e veta shënoi një nivel prej rreth 6.0% në vitin 2018.

Në tërësi, të ardhurat nga taksat e ndara kontribuan në buxhetin vendor me rreth 1.5 miliardë lekë në fund të vitit 2018, në rritje me rreth 18.5% në terma vjetorë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Tranfertat e pakushtëzuara

Burimet financiare totale të qeverisjes vendore regjistruan një vlerë prej 83.1 miliardë lekë në fund të vitit 2018, në rritje me rreth 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse nga totali i burimeve financiare do të përjashtonin ato kategori të konsideruara me destinacion (transferta të kushtëzuara), të ardhurat mbi të cilat bashkitë ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejta vendimmarrjeje shënuan një vlerë prej rreth 49.3 miliardë lekë, në rritje me rreth 13.3% në terma vjetorë.

Burimet financiare mbi të cilat bashkitë kanë liri relative përdorimi në fund të vitit 2018 përfaqësuan rreth 59.3% të burimeve financiare totale dhe përfshijnë: të ardhurat nga burimet e veta, të ardhura nga transferta e pakushtëzuar dhe specifike22 dhe të ardhurat nga taksa të ndara.

Në të kundërt, burimet financiare të kushtëzuara, përfaqësuan rreth 40.7% ndaj totalit, rreth 7.6 pikë përqindjeje nën mesataren afatgjatë.