MENU
klinika

VIDEO

“Të bashkohemi të gjithë”/ Basha uron Pashkët, LIVE në Facebook nga…

21.04.2019 - 10:25

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë.

Ai ka përçuar urimin e tij përmes një video live në Facebook nga Kisha e Shna Ndout në Laç.

Basha shprehet se ky është vendi më i shenjtë për besimtarët katolikë por edhe për të gjithë shqiptarët, ndërsa ka bërë sërish thirrje për bashkim.

Sapo kam mbërritur në një vend të shenjtë për besimtarët e krishtit në kishën e Shna Ndout në Lac dhe dua tu them të gjithë shqiptarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët.

Lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët edhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësië.


Lutem që kjo ditë e Ringjalljes së Krisjtot të jetë dita e ringjalljes së shpresëa nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që Zoti të na bashkojë kundër padrejtësië, për tu bashkuar të gjithë se vëllezër dhe motra nën Perëndinë, për një Shqipëri të paqes dhe të së ardhmes më të mirë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë’, tha mes të tjerash Basha.