MENU

Shkodër

Tentoi të vrasë ish-boksierin, arrestohet autori

15.04.2019 - 11:14

Pas dy vitesh në kërkim, në prangat e Policisë Shkodër ka rënë 23-vjeçari Valter Ksolla.

I riu akuzohet për atentatin që i bëri ish-boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysajt.

Ngjarja ka ndodhur në 2017 kur Hysa sapo kishte dalë nga një berberhane në Shkodër, kur dy persona në motor i zunë pritë dhe e qëlluan disa herë më armë, duke e plagosur në këmbë.

Pak pas këtij atentati një prej autorëve ra në pranga, Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër, ndërsa sot është bërë e mundur edhe kapja dhe arrestimi i autorit të dytë.

Njoftimi i plotë i policisë sot:

Shkodër

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda”

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.