MENU
klinika

Mes tyre Luçiano Boçi

Tentuan të bllokonin ekskortën e Ramës, Policia shoqëron 18 shtetas

27.04.2019 - 20:03

Shkon në 18 numri i të shoqëruarve nga policia pas tentativave për të bllokuar ekskortën e kryeministrit Edi Rama, një tentative e shoqëruar edhe me hedhje gurësh.

Burime nga policia bëjnë me dije se 18 personat janë shoqëruar për prishje të rendit publik, mes të cilëve rezulton edhe ish-deputeti Luçiano Boçi, kreu i degës së PD në Elbasan, Eugen Isaj dhe ish-kryetari i qarkut Elbasan, Blendi Himçi.

Të shoqëruarit gjithashtu sot tentuan të bllokonin aksin Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë që dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare, të cilët po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.